Rruga e amortizuar izolon banorët e Kagjinasit, kryetar Isai asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 15:45

Banorët e fshatit Kagjinas në rrethin e Ersekës denoncojnë gjendjen tepër të rënduar të rrugës kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të bashkisë. Ata thonë se segmenti prej vetëm 2.5 kilometrash është degraduar plotësisht, duke e bërë pothuajse të pakalueshëm. Sipas banorëve, fëmijët nuk arrijnë të shkojnë në shkollë, ndërsa në rast emergjencash ambulanca nuk ka asnjë mundësi të kalojë. Për shkak të kësaj situate, vetëm në katër muajt e fundit, gjashtë familje janë larguar nga fshati.

Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga bashkia Kolonjë e Erion Isait, por sipas tyre nuk ka reaguar dhe problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve vendore të ndërhyjnë urgjentisht, pasi i gjithë segmenti rrugor është totalisht i amortizuar dhe komuniteti është lënë në mëshirë të fatit. Banorët kërkojnë publikimin e rastit dhe marrjen e masave të menjëhershme për të shmangur braktisjen e mëtejshme të zonës.

Denoncim:

Përshëndetje, jam një banor i rrethit të Ersekës, banor i fshatit Kagjinas. Kemi shumë problem të madh kalimin e rrugës që është degraduar komplet dhe askush nuk interesohet. Kemi ngelur në mëshirën e fatit, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë, nëqoftëse dikush sëmuret ambulanca nuk ka shans të kalojë. Rreth 6 familje janë larguar vetëm 4 muajt e fundit për arsye të rrugës që është vetëm 2.5 km. Ju lutem, mund të na ndihmoni duke i publikuar disa foto se zoti kryetar as që bëhet fjalë të na ndihmojë. Ju lutem, mund të publikoni rastin sepse nuk mund të gjejmë zgjidhje nga askush, i gjithë segmenti është totalisht i amortizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit