Dërgohet në gjyq avokatja lushnjare, mashtronte klientët dhe u merrte para për veprime fiktive

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 14:52

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim avokaten A.B. (Alma Bala), e cila akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” në disa episode. Hetimet nisën pas kallëzimeve të shumta nga qytetarë, kryesisht emigrantë, të cilët pretendonin se avokatja u kishte marrë shuma parash duke u premtuar se do t’i përfaqësonte në procese gjyqësore ose administrative, të cilat në realitet nuk ishin hapur kurrë.

Sipas Prokurorisë, për ta bërë më të besueshme skemën, e pandehura u ka dorëzuar disa prej tyre dokumente që nuk përputheshin me realitetin. Për shkak të natyrës së rasteve dhe numrit të lartë të denoncimeve, me dosjen kryesore janë bashkuar edhe disa kallëzime të mëparshme të regjistruara në vitet 2019–2021.

Në përfundim, Prokuroria ka dërguar në gjyq avokaten për “Mashtrim” më shumë se një herë, “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim dokumentesh”, në dëm të disa shtetasve që jetonin jashtë vendit. Institucioni thekson angazhimin për hetimin e veprave që cenojnë pasurinë dhe të drejtat ekonomike të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit