Hajduti nga Torino vjedh makina në Maminas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2025, 14:48

Një shtetas italian 54-vjeçar, banues në Torino, ka rënë në prangat e policisë Durrës pasi akuzohet për disa raste vjedhjeje dhe tentativë vjedhjeje në zonën e Maminasit.

Italiani me iniciale M. S., 54 vjeç, dyshohet se kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas.

Hetimet zbuluan gjithashtu se i njëjti shtetas kishte vjedhur sende me vlerë nga automjeti i një qytetari tjetër në të njëjtën zonë. Policia ka sekuestruar të gjitha sendet e vjedhura në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale Vjedhja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit