Ish-futbollisti i “Tre Luanëve” arrestohet në aeroportin e Londrës për përdhunimi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 14:43

Një ish-futbollist i kombëtares së Anglisë dhe Premier League është arrestuar në Aeroportin e Stansted, i dyshuar për tentativë përdhunimi ndaj ish-partneres së tij. Lojtari, i cili ka veshur fanellën e “Tre Luanëve” gjatë viteve 2010, u ndalua nga autoritetet kufitare në zonën e kontrollit të pasaportave, pasi sistemi tregoi se ai ishte në kërkim nga policia lidhur me një denoncim të bërë disa javë më parë.

Sipas burimeve, agjentët e Border Force e larguan në mënyrë diskrete futbollistin pak para se të hipte në një fluturim me kosto të ulët të dielën në mbrëmje. Menjëherë pas kësaj, oficerë të Policisë së Essex-it mbërritën në aeroport dhe proceduan me arrestimin. Akuzat lidhen me deklarimet e ish-partneres, e cila pretendon se ai ka tentuar ta përdhunojë gjatë kohës së marrëdhënies së tyre. Ajo është marrë në pyetje nga specialistë të krimeve seksuale dhe ka marrë mbështetjen e nevojshme psikologjike.

I dyshuari, i cili për arsye ligjore nuk mund të identifikohet, u shoqërua në një komisariat lokal, ku iu morën shenjat e gishtave, mostër ADN-je dhe foto zyrtare. Pas disa orësh në mbajtje, ai u lirua me kusht, ndërsa hetimet po vijojnë.

Arrestimi ka shkaktuar reagime, pasi lojtari kishte marrë pjesë së fundmi në disa evente publike, pavarësisht se ishte zyrtarisht në kërkim nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit