Abuzoi seksualisht me të renë, gjykata çon në burg policin dibran 24-vjeçar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 14:23

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Jetmir Uta, 24 vjeç, efektiv i policisë, i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim detyre”. Uta u arrestua më 29 nëntor gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë, pas disa ditësh në arrati, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ngjarja ndodhi pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçare, e cila në praninë e nënës së saj deklaroi se Uta kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, duke abuzuar me pozitën që mbante. Sipas hetimeve, punonjësi kishte kanosur viktimën duke i kërkuar takime të tjera dhe kërcënuar se do të publikonte foto dhe video komprometuese. Gjithashtu, nëna e 18-vjeçares dyshohet se ka ushtruar presion për ta detyruar vajzën të mos kallëzonte ngjarjen, ndërsa dy persona të tjerë janë nën hetim për “kanosje për të mos kallëzuar” dhe “përkrahje të autorit në krim”.

Një qytetar për JOQ deklaroi se Uta ka qenë më parë shofer i zv/drejtorit të Krimeve në Drejtorinë Dibër dhe pas skandalit është rikthyer tek patrulla, pasi kishte qenë agjent krimesh. Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur rreth 15-18 nëntor, duke nënvizuar vonesën në reagimin ndaj incidentit dhe rëndësinë e zbardhjes së plotë të situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit