Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës në lagjen Mbrostar, Ferko, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale.
Sipas denoncimit, rruga është e dëmtuar prej kohësh dhe e mbuluar me baltë, gjë që e bën kalimin pothuajse të pamundur për këmbësorët dhe automjetet, sidomos gjatë ditëve me shi. Banorët paralajmërojnë se kjo situatë po rrezikon sigurinë dhe po pengon qarkullimin normal në zonë, duke dëmtuar gjithashtu cilësinë e jetesës së komunitetit.
Qytetari i ka bërë apel institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për rehabilitimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve të kalimit.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje joq “Dua të denoncoj gjendjen tepër të keqe të rrugës në zonën tonë, e cila prej kohësh është e dëmtuar dhe e mbuluar me baltë. Kalimi është bërë pothuajse i pamundur për këmbësorët dhe automjetet, sidomos gjatë ditëve me shi, duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente për rehabilitimin e kësaj rruge, pasi gjendja aktuale po pengon qarkullimin dhe po dëmton cilësinë e jetesës së komunitetit.” lagja mbrostar ferko fier