Xhino Ago ish-ortaku i Mëhallës që ndihmoi në eleminimin e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 13:36

Personi në foto është Xhino Ago, ish-ortak i Edmond Mëhallës, i arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasje. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Sipas hetimeve, Ago dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje, pasi i ka vënë në dispozicion automjetin e tij njërit prej autorëve, Marselo Aranit. Mësohet se mes Agos dhe Mondi Mëhallës ka pasur konflikt për ndarjen e fitimeve të biznesit, dhe kohët e fundit raportohen incidente të vazhdueshme mes tyre.

Policia ka vënë në pranga edhe rojen e karburantit, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”. Në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë të identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Automjeti i përdorur nga autorët u gjet në fshatin Mirakë, Librazhd, pak orë pas ngjarjes, së bashku me armën e zjarrit të përdorur në krim.

Si ndodhi vrasja e Mondi Mëhallës?

43-vjeçari Mondi Mëhalla (Edmond Hyka) u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit të tij të parkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë karburantit që ai administronte.

Sipas të dhënave paraprake, Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që është futur në automjet, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit