“Shpresoj mos të përplasem…”, influencerja humb jetën pas aksidentit me motor

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 13:11

Një tragjedi ka tronditur Floridablancan e Kolumbisë. Influencuesja e njohur në rrjetet sociale, Karen Sofía Quiroz Ramírez, e cila njihej si “Bikegirl” për videot dhe këshillat e saj rreth motoçikletave, ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare pas një aksidenti fatal me motorin e saj Suzuki Gixxer.

Sipas mediave vendase aksidenti ndodhi pasi Karen fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas u shtyp nga një kamion me rimorkio. Autoritetet e transportit në Floridablanca dyshojnë se e reja po lëvizte mes dy automjeteve, manovër e njohur si “ndarje korsie”.

Zyrtari i transportit, Jahir Andres, ka sqaruar se Karen u përpoq të kalonte mes një Chevrolet Spark dhe një kamioni, por humbi kontrollin. Ajo u rrëzua në anën e majtë të rrugës, pikërisht në momentin kur po kalonte kamioni, duke u shtypur nga rrotat e pasme. Edhe pse dëshmitarët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, e reja ndërroi jetë në vendngjarje.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Vetëm pak orë para aksidentit, Karen kishte publikuar në Instagram një foto të syzeve të thyera, duke shkruar: “Shpresoj të mos përplasem, sepse po ngas makinën pa syze.” Pas lajmit tragjik, postimi është mbushur me mijëra komente.

Karen Sofía Quiroz kishte një numër të madh ndjekësish në TikTok dhe Instagram, ku ishte bërë e njohur për videot rreth rrugëve, këshillat për mirëmbajtjen e motoçikletave, stilin e jetës, botën e motoçiklistëve dhe tatuazheve.

Komuniteti i motoçiklistëve në Kolumbi dhe fansat e saj po e kujtojnë si një vajzë plot energji, pasion dhe jetë, e cila u shua shumë herët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit