Banorët te ish-fabrika e letrës në Kavajë: Rrugën po e rregullojmë vetë, Qosja fle gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 12:09

Një banor i zonës pranë ish-fabrikës së letrës në Kavajë ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës, e cila sipas tij është lënë në harresë nga Bashkia Kavajë. Në një mesazh dërguar JOQ, ai shprehet se bashkia me kryetar Fisnik Qosen, nuk kanë ndërhyrë prej kohësh për të bërë riparimet e nevojshme.

Sipas denoncimit, rruga është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe banorët janë detyruar të marrin vetë masa për ta rregulluar, pasi pritjet ndaj bashkisë kanë rezultuar të kota. Ai thekson se situata është bërë e papërballueshme, sidomos gjatë ditëve me reshje, kur kalimi bëhet i vështirë dhe i rrezikshëm.

"Përshëndetje JOQ. Bashkia Kavajë dhe Fisnik Qose na kanë lënë në harresë. Rruga këtu te ish-fabrika e letrës është bërë copë. Jemi duke e rregulluar vetë sepse bashkia fle gjumë", shkruan banori, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të zgjidhur problemin që prek dhjetëra familje të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit