Kryeqyteti mbetet edhe sot pa shërbimin e autobusëve të Trafikut Urban, pasi protestat e punëtorëve vazhdojnë.
Ato filluan më 24 tetor, kur transportuesit vendosën të hyjnë në grevë për shkak të vonesave në alokimin e buxhetit dhe pagesat e punëtorëve.
Elmi Gashi, përfaqësues i punëtorëve të Trafikut Urban, bëri të ditur se protesta do të vazhdojë derisa të bëhet alokimi i pagave.