Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 11:31

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, 32-vjeçari Marselo Arani, rezulton të jetë një emër i njohur për organet ligjzbatuese. Ai ka qenë në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërsa në qershor Prokuroria e Elbasanit i ka sekuestruar 14 pasuri. Po ashtu, Arani është i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ku hetimet kanë provuar veprimtarinë e tij kriminale.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët kryesorë, Marselo Arani dhe Armando Kola, ndërsa janë arrestuar Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor që u ka vënë në dispozicion automjetin, dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit, për moskallëzim krimi. Hetimet kanë zbuluar edhe mekanizmin e ngjarjes, të dokumentuar me pamje filmike, ndërsa mjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur në Mirakë së bashku me një pistoletë “Beretta”.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë karburantit “Xhaxhi Oil”, pronë e viktimës, ku Mondi Mëhalla sapo kishte hyrë në automjetin e tij “Range Rover”. Një nga autorët zbriti nga një “Audi”, u afrua dhe e qëlloi tre herë, dy plumba në kokë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Dy autorët u larguan drejt Librazhdit, ku dogjën makinën. Viktima, 43 vjeç, ishte i njohur për policinë me precedentë për armëmbajtje pa leje dhe narkotikë, ndërsa zotëronte disa biznese në Elbasan, përfshirë karburantin ku u ekzekutua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit