I përfshirë në aferat e Ballukut, Erald Elezi i KESH paraqitet në SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 11:00

Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po zhvillohen nga SPAK. Elezi është një nga vartësit e Belinda Ballukut dhe u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor.

Hetimi ndaj tij lidhet me materialet e sekuestruara nga telefoni i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili gjithashtu ndodhet nën hetim për të njëjtën dosje. Berberi është arrestuar në mars të vitit 2024 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe që prej asaj kohe ndodhet në burg.

Materialet e siguruara nga telefoni i Berberit po përdoren si prova për të hetuar rolin e Elezit dhe lidhjet e tij me procedurat që janë objekt i hetimeve. SPAK po shqyrton gjithashtu ndikimet e mundshme të vendimeve të tij në lidhje me tenderët dhe administrimin e resurseve në KESH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit