Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, e kamuflonte kokainën në vezë çokollate

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 10:53

Të shtunën e kaluar, Guardia di Finanza e San Benedetto arrestoi një 22-vjeçar shqiptar, banor i Spinetolit, gjatë një kontrolli rrugor në zonën e Monsampolos, përgjatë rrugës Salaria. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u ndalua duke drejtuar një Toyota Auris dhe dukej nervoz gjatë identifikimit, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e autoriteteve.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një mbështjellës portokalli, tipik për një markë të njohur vezësh çokollate, i cili përmbante 15 doza kokaine me peshë rreth 8 gramë. Ai kishte gjithashtu dy telefona celularë dhe 300 euro, të cilat besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës. 22-vjeçari ka një histori të mëparshme me dënime për trafik droge, çka e bëri rastin më të ndjeshëm për autoritetet.

I përfaqësuar nga avokati Umberto Gramenzi, shqiptari u paraqit dje para gjykatës së Ascolit për një gjykim të shkurtuar. Gjykatësi konfirmoi arrestimin dhe shtyu çështjen deri më 6 shkurt për procedura të mëtejshme. Operacioni tregon përpjekjet e autoriteteve italiane për parandalimin e trafikimit të drogës në zonën e San Benedetto dhe qyteteve përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit