Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Në pranga ish-ortaku dhe roja i karburantit të tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2025, 10:36

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) në Elbasan. Në pranga kanë rënë ish-ortaku i tij, i akuzuar për vrasje, si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil” për pengim të hetimeve. Ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

Naldi Gjini, i cili u pa ditët e fundit duke lëvizur me automjetin e përdorur në atentat, vijon të jetë i shoqëruar pa fletë arresti. Mjeti, një automjet me qira në pronësi të biznesit të viktimës, u gjet i djegur në Mirakë së bashku me armën e krimit, një pistoletë “Beretta”.

Mëhalla u ekzekutua të dielën mbrëma me tre plumba, dy në kokë, sapo u fut në “Range Rover”-in e tij në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil”. Autorët u larguan me një “Audi” drejt Librazhdit, ku dogjën automjetin.

43-vjeçari, i njohur më parë për precedentë penalë, kishte aktivitet biznesi në Elbasan, përfshirë karburantin, një shërbim taksish dhe më herët një lokal në qytet. Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe autorët e tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit