Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i dyshuar për krim të organizuar, konfiskohen mbi 50 mijë euro, orë “Rolex” dhe një veturë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2025, 10:12

Një person është arrestuar në lagjen “Marigona”.

Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe kishte urdhërarrest edhe nga Suedia.

Lagjja “Marigona” / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. Ai po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentshoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë “Rolex”, dy DVR-ja të kamerave dhe një veturë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit