Një banore e lagjes 1 Maji në Vlorë ka kontaktuar me redaksinë tonë për të denoncuar vendosjen e një antene mbi tarracën e një godine dykatëshe, ngjitur me banesa ku jetojnë familje. Banorët shprehin shqetësime të mëdha për rrezatimin elektromagnetik dhe zhurmën, si dhe për shkeljen e çdo standardi ligjor të vendosur për mbrojtjen e komunitetit.
"Në një rast, të vendosjes së një antene jashtë çdo lloj standardi ligjor, në lagjen 1 Maji në Vlorë, mbi tarracën e një godine dykatëshe. Ngjitur me godina të tjera të cilat shërbejnë si banesa ku jetojnë familje. E kanë ngritur banorët si shqetësim të vazhdueshëm rrezatimin, zhurmën dhe shkeljen e çdo lloj standardi mbi rrezatimet. Nën protestave banorët vunë në lëvizje deputetë të zonës dhe bënë edhe kallëzim penal. Prokuroria e Vlorës e vendosi arkivimin e çështjes pa bërë asnjë akt ekspertimi a kishin të drejtë apo jo banorët. Ndërkohë grupi i AKEP erdhi dhe bëri matjet e rrezeve, distancën, edhe pse në prezencën tonë aparati i matjeve të rrezeve ulërinte, ata e nxorën brenda normës. Beteja ende vazhdon! Ky është AKEP dhe këto janë institucionet tona. Ndërkohë që mbesa e një banori i cili ka banesën ngjitur me objektin ku janë vendosur antenat vetëm 5 vjeç ka shkuar me gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pa ndjenja, pa puls shqetësime kanë edhe banorë të tjerë. E kemi krijuar tashmë precedentin, kur vdesin njerëz reflektojmë”, shkruna qytetarja.
Situata tregon dështimin e AKEP-it në kryerjen e detyrave të tij ligjore. Matjet e pajisjes sinjalizonin tej normave të lejuara, por raporti përfundimtar e nxori antenën brenda standardeve, duke mos reflektuar realitetin në terren dhe duke favorizuar interesat e operatorit mbi qytetarët. Ky veprim tregon mungesë transparence dhe verifikimi të pavarur, duke lënë komunitetin të ekspozuar ndaj rrezikut.
Denoncimi është bërë që kur AKEP drejtohej nga Thomas Frashëri. Mbulimi i kompanisë nga AKEP me kryetar Gentian Sala krijojnë një precedent të rrezikshëm, ku siguria dhe shëndeti i banorëve vihen në plan të dytë. Për banorët, indiferenca institucionale dhe paaftësia për të zbatuar ligjet e rrezatimit dhe distancave minimale për antenat është një kërcënim real dhe i drejtpërdrejtë për jetën dhe mirëqenien e komunitetit.
Pra, dy drejtorë të ndryshëm të dashuruar pas parasë…



