Gjysma e të rikthyerve duan të largohen sërish, s‘ka ekonomi në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.12.2025, 09:01

Emigracioni dhe plakja e popullsisë po shndërrohen në sfida të thella sociale për Shqipërinë, ndërsa të dhënat tregojnë se edhe ata që rikthehen pas një periudhe emigrimi hasin vështirësi të mëdha për t’u riintegruar. Sipas një ankete të Bankës Qendrore të Austrisë të fundvitit 2024, gati gjysma e të rikthyerve shprehin dëshirën për t’u larguar sërish, të zhgënjyer nga mospërputhja mes pritshmërive dhe realitetit ekonomik në vend. Kjo tendencë thekson se fenomeni i emigrimit nuk po zbutet, por përkundrazi po thellohet.

Arsyet kryesore lidhen me pagat e ulëta, rritjen e kostove të jetesës, mungesën e stabilitetit institucional dhe vështirësinë për të gjetur punë që vlerëson aftësitë e fituara jashtë. Të rikthyerve u duhet të përballen me të njëjtat barriera që i shtynë të largoheshin herën e parë, ndërsa shumë prej tyre nxisin edhe familjarë të marrin të njëjtën rrugë, duke rritur bilancin e largimeve. Të dhënat e INSTAT dhe organizatave ndërkombëtare vlerësojnë se mbi 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit një nga përqindjet më të larta në botë.

Ekspertët theksojnë se politikat e ri-integrimit kanë rezultuar të pafrytshme, ndërsa remitancat, megjithëse mbeten burim i rëndësishëm i ekonomisë, nuk po kthehen në investime afatgjata. Ndryshe nga vende të rajonit si Bullgaria, që ka arritur të tërheqë e mbajë studentë e profesionistë falë reformave në arsim dhe tregun e punës, Shqipëria vazhdon të ketë një sistem arsimor të shkëputur nga kërkesat e ekonomisë, duke e bërë arsimin një tjetër arsye për migrim dhe jo për zhvillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit