Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin, si person të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Sipas informacioneve, Gjini ka përdorur ditët e fundit makinën tip “Audi” që u përdor në aktin e rëndë kriminal. Automjeti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Policia vijon kontrollin në banesën e të dyshuarit..