Kumbulla drejt rikthimit, gati të zbresë në fushë në Kupën e Spanjës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.12.2025, 18:25

Marash Kumbulla është rikthyer fuqishëm! Pas dy muajsh jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi shqiptar ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të ndihmojë sërish skuadrën. Ai ishte në stol në sfidën e së shtunës ndaj Osasunës, ndërsa pritet të zbresë në fushë këtë të martë në ndeshjen e Kupës së Spanjës kundër Numancias.

Lajmin për rikthimin e 25-vjeçarit e konfirmoi vetë trajneri Jagoba Arrasate, i cili ka mbajtur gjithmonë besim te Kumbulla. Para dëmtimit, ai ishte një titullar i palëkundur, dhe pritshmëritë janë që të rifitojë shpejt vendin në formacion, teksa rikthen gradualisht ritmin dhe formën e tij më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit