A do gjobitet edhe polici me motor si qytetari?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.12.2025, 16:30

Një qytetar ka ngritur shqetësim për një situatë që, po ndodh gjithnjë e më shpesh në radhët e Policisë së Shtetit. Ai pretendon se një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor, i njohur, ka thyer rregullat e qarkullimit teksa drejtonte motomjetin e tij.

Qytetari shprehet se vetë është ndëshkuar rëndë për të njëjtën sjellje, duke marrë një gjobë prej 400 mijë lekësh dhe duke humbur 10 pikë nga patenta. Ai ngre pyetjen nëse efektivi në fjalë, Marjus Dervishi, do të përballet me të njëjtin standard ndëshkimi për shkeljen e pretenduar.

Kodi Rrugor përcakton qartë se çdo drejtues mjeti i nënshtrohet rregullave, pa përjashtim. Edhe efektivët e policisë ndëshkohen kur konstatohet shkelje, përveç rasteve kur janë në krye të detyrës dhe përdorin sinjalizimet e detyrueshme nëse kanë emergjenca.

Denoncimi i qytetarit:

Kam një ankesë për policinë rrugore. Në këtë rast, situata është e njëjtë si në videon që kam postuar edhe unë në rrjetet sociale, por unë jam gjobitur me 400 mijë lekë dhe më kanë hequr 10 pikë nga patenta. Ndërsa Marjus Dervishi, vetëm pse është i famshëm dhe punonjës policie, në raste të tilla konsiderohet i paprekshëm nga ligji…?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit