Një qytetar nga Fushë-Kruja ka denoncuar sot gjendjen e një rruge në zonë, ku një gropë e pashtruar po rrezikon sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Sipas tij, për shkak të kësaj rruge skandaloze ai ka çarë gomën e makinës dhe dëmtuar disqet ndërsa paralajmëron se situata mund të bëhet edhe më e rrezikshme për të tjerët.
Ai i bën thirrje kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës të ndërhyjë sa më shpejt pasi situata të tilla mund të përsëriten sërish.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të shmangur aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë rrugore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq doja te shperndaja me ju kete postim ti thoja kryetarit te bashkise fushe kruje: nuk ju kushton asgje te rregulloni nje grope ne rruge une sot cava gomen neser nje tjeter mund te perfundoje me keq.