Rruga copë-copë e lagjes nr. 5 Durrës, pasojat te banorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 15:58

Një banor i lagjes 5 në Durrës ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës “Abdulla Gërmçi”, pranë zonës së njohur si “Tod Trungu”. Sipas tij, gjatë sezonit të dimrit rruga përmbytet vazhdimisht dhe makinat që kalojnë shtyjnë ujin drejt shtëpive, duke shkaktuar dëme të përsëritura.

Ai thotë se muret e banesës janë lagur ndjeshëm dhe situata po përkeqësohet nga viti në vit. Banori pretendon se ka trokitur vazhdimisht në dyert e bashkisë për zgjidhje, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ai i ka kërkuar që institucionet të ndërhyjnë për të rregulluar rrugën dhe për të parandaluar dëme të tjera në banesat e zonës.

Denoncimi:

JOQ, doja të bëja një ankesë për këtë rrugë në Durrës, në lagjen 5, “Abdulla Gërmçi”, te “Tod Trungu”. Në sezon dimri rruga mbushet me ujë dhe makinat që kalojnë bëjnë që uji të futet brenda në shtëpi. Muri më ka marrë lagështi dhe kam ngelur duke shkuar në bashki, por as nuk e vrasin mendjen fare. Ju lutem, postojeni dhe shpresojmë të bëhet diçka. Ju faleminderit.

18086922706818396

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit