Riparim sa për sy e faqe, argjinatura në Tale thyhet sërish, disa fshatra në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2025, 15:06

Pak ditë më parë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës.

Ministri theksoi se ekipet janë në terren, duke monitoruar situatën orë pas ore dhe ndërhyrë aty ku shfaqen problematika. Ai siguroi se strukturat janë në gadishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe funksionimin e sistemit kullues duke siguruar se argjinatura do përballojë më së miri reshjet.

Bashkia Lezhë, AKMC, Drejtoria e Ujitje-Kullimit dhe Ministria e Bujqësisë, me të gjitha mjetet në dispozicion, kanë rreth 24 orë që punojnë për riparimin e çarjes së argjinaturës. Jemi drejt mbylljes së problematikës.”

Por sot që data shënon 1 dhjetor kjo argjinaturë është rihapur sërish dhe e gjithë zona rrezikon përmbytjen.

Banorët e zonës thonë se për shkak të cilësisë së dobët argjinatura është thyer dhe disa fshatra rrezikojnë përmbytjen.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të dalin në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e fatkeqësive që mund të ndodhin për fajin e tyre pasi në ditët në vijim priten sërish reshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit