Në fshatin Malbardhë të Kurbinit është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një 21-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri kushëririn e tij 18-vjeçar, për motive të dobëta. Ngjarja u raportua menjëherë në polici, e cila nisi operacionin e koduar “Motivi” për kapjen e autorit.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin lokalizuan dhe arrestuan të dyshuarin, F. Ç., 21 vjeç, banues në Malbardhë. Hetimet e para treguan se ai e kishte kanosur të afërmin e tij, A. Ç., me një pistoletë.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi armën e zjarrit së bashku me një krehër dhe municion luftarak. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.