Kërkohej prej 17 vitesh, kapet shqiptari i dënuar për drogë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 14:00

Një 48-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 17 vitesh, është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. I ndaluari është Ardian Gërbi, nga fshati Bënçë, i cili rezulton i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Sipas autoriteteve, në vitin 2008 Gërbi kishte shitur rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë një personi tjetër, episod pas të cilit ai është larguar duke iu shmangur drejtësisë shqiptare. Që prej asaj kohe, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Pas kapjes në Athinë, policia greke ka nisur procedurat e nevojshme për ekstradimin e Gërbit drejt Shqipërisë, ku ai pritet të vuajë dënimin e mbetur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit