Lagja “Selitë e Vogël” në Tiranë është përmbytur nga shpërthimi i ujit nga tubat e çarë duke mbushur rrugët dhe oborret dhe duke e bërë të pamundur jetesën e përditshme.
Banorët thonë se uji po përhapet kudo, dhe se situata është jashtë kontrollit tanimë.
Sipas tyre për të dalé nga shtëpia duhen çizme ose qese për të kaluar rrugët.
Banorët raportojnë se uji po shpërthen çdo orë më shumë dhe disa rrugë janë kthyer thjesht në pishina pasi askush nuk ka ndërhyrë deri tani.
Ata shpresojnë që pas këtij publikimi autoritetet të marrin masa urgjente për të ndalur përmbytjen dhe për të riparuar defektin që po e bën jetën e tyre të pamundur.
Denoncimi i banorëve:
Pershendetje joq. Lutem nese mundeni postojeni. Eshte e disa here qe kjo lagje ne Tirane konkretisht Selite e Vogel ku shperthen uji dhe mbushet e gjithe lagjja si det. Ngelem duke dal me cizme nga shtepite e marim atletet me vete ne qese qe ti veshim kur dalim nga lagjja. Ishalla po meren masa pas ketij publikimi sepse eshte bere e pamundur. Te mendosh qe jemi 15 min larg qendres se Tiranes. Ju lutem publikojeni Se eshte hapur akoma me shume Dhe po shperthen kudo ne lagje