Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Sipas raportimeve në media thueht se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë spao ka hyrë automjetit të tij luksoz tip "Range Rover", duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Atentati u krye në karburantin "Xhaxhi Oil", pronë e 43-vjeçarit, i cili ndodhej në lagjen “Emin Matraxhiu”, në dalje të qytetit të Elbasanit. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, viktima sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe kishte hyrë në makinën e tij kur u sulmua.