“Shpëton më i shkathti!” Ligji i Xhunglës zbatohet gjatë trafikut në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.12.2025, 19:56

Duket se disa qytetarë ende e kanë të vështirë të jetojnë sipas rregullave të komunitetit, dhe vazhdojnë të sillen sipas ligjit të xhunglës, ku “mbijeton më i forti”.

Trafiku është një nga situatat ku kjo sjellje vërehet më shpesh, me një ndryshim “i shpëton më i shkathti”. Ndërsa shumica e drejtuesve të mjeteve presin në radhë për të kaluar sipas rregullit, disa të tjerë hyjnë pa radhë, duke krijuar rrezik për aksidente.

Kjo situatë është shfaqur zakonisht në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë “Fabrikës së Miellit”. Një qytetar që ka ngritur sot këtë shqetësim na shkruan: “Tek mbikalimi i Fabrikës së Miellit, ne presim në rresht, ndërsa këta futen si të ‘shkathtë’.

Ky problem është raportuar disa herë edhe më parë, por duket se Policia e ka të vështirë të vendosë rend dhe t’i parandalojë këto shkelje të qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit