Zjarrfikësit e Dibrës ende pa gadishmërinë e verës dhe shpërblimet e premtuara të kryeministrit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2025, 11:49

Zjarrfikësit e stacionit të MZSH në Bashkinë Dibër shprehin shqetësimin e tyre për vonesën e pagave për gadishmërisë së verës dhe shpërblimeve financiare të premtuara nga Kryeministri për gjithë zjarrfikësit e Shqipërisë.

Ata tregojnë se, megjithëse fondet për shpërblimet kanë mbërritur në kohë nga Ministria e Financave, Kryetari i Bashkisë dhe shefja e financës nuk kanë reaguar për të shpërndarë paratë, pavarësisht disa kërkesave të përsëritura nga stafi.

Zjarrfikësit nënvizojnë se situata po krijon një ndjenjë pasigurie dhe pakënaqësie brenda kolektivit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të premtimeve dhe rregullave të transparencës në administrimin e financave.

Denoncimi i zjarrfikësit:

Pershendetje JOQ Un kisha nje shqetesim bashke me koleget e mi. Une punoj si zjarrfeikes ne stacionin e MZSH ne bashkin diber. Po shqetesimi yne si kolektiv eshte se nuk na kan dhene akoma gadishmerine e veres dhe po ashtu edhe shperblimet qe ka dhen kryeministri per gjith zjarrfikesit e shqiperis. Nderkoh qe leket per shperblimin tone kane ardh me koh ne bashki nga ministria e finances Kryetari i bashkise bashke me shefen e finances as qe u bie mandia fare edhe pse ne i kemi kerkuar disa here.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit