9 aksidente brenda 3 viteve, kur do ia bllokojë shteti licencën Nadir Çaushollit?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 11:43

Një tjetër incident i rëndë me autobusët urbanë në Tiranë ka rrezikuar jetën e qytetarëve. Mbrëmjen e 30 nëntorit, një autobus i linjës “Green Line”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, doli nga rruga pranë “Pallatit me Shigjeta”, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë, drejtuesja 18-vjeçare e një biçiklete dhe tre pasagjerë të autobusit përfunduan në spital. Policia njoftoi arrestimin e shoferit 56-vjeçar, duke e cilësuar ngjarjen si humbje kontrolli.

Ky aksident vjen pas një sërë episodësh të ngjashme gjatë viteve të fundit, që e kanë vendosur në qendër të kritikave funksionimin e linjave urbane. Flota e parë Green është prezantuar në korrik 2021 nga Erion Veliaj.

Kronologjia e rasteve të ngjashme vijon si më poshtë:

10 mars 2024 – Autobusi i “Green Line” përplaset me pemë dhe motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi shoferit dyshohet se i ra të fikët.

15 prill 2024 – Autobusi Green Line u fut me te kuqe në vizat e bardha dhe përplasi 2 gra, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i urbanit.

27 shkurt 2023 – Aksident masiv te ura e Tajvanit, autobusi i “Green Line” përplas 9 automjete, duke lënë të plagosur 9 persona.

13 prill 2023 – Një urban “Green” u përplas me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.

29 prill 2022 – Autobus i “Green Line” bie në lumin e Lanës pranë “Ish-ekspozitës”, lëndohen 5 persona.

14 nëntor 2022 – Autobusi i “Go Green” (linja e Unazës) përplaset me një automjet, shkakton kaos në trafik.

22 prill 2022 – Autobusi i linjës së Unazës përfundon në Lanë pas përplasjes me një automjet.

25 maj 2022 – Aksidentohet përsëri një autobus i “Green Line” në Tiranë

Pavarësisht përsëritjes së aksidenteve dhe kritikave publike, organet kompetente nuk kanë marrë masa të dukshme ndaj licencave të transportit.

Kujtojmë se pronari i “Green Line”, Nadir Çausholli, ka qenë i përfshirë më herët në procese gjyqësore dhe hetime për çështje ekonomike. Ai ka marrë nën kontroll linjat urbane përmes kompanisë “Gerard-A”, ndërsa Agjencia e Prokurimit Publik e ka pezulluar për 6 muaj nga tenderat për “keqinformim”. Në vitin 2025, ai është dënuar nga Apeli me një vit burg për “Manipulim tregu”, dënim i konvertuar në shërbim prove. Në vitin 2015, është arrestuar nën akuzat për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me kompaninë farmaceutike të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit