Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat, ku një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç që po udhëtonte me biçikletë. Përplasja ka qenë fatale dhe, për shkak të dëmtimeve të marra, çiklisti ka ndërruar jetë në vend.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur transportimin e trupit të viktimës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar për të dhënë deklarimin e tij mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, duke mbledhur prova dhe dëshmi që do të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së përplasjes.