Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 10:36

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla. Sipas informacioneve, autorët qëlluan viktimën sapo ai u fut në automjetin e tij tip Range Rover dhe më pas u larguan drejt Librazhdit me një Audi të zi. 43-vjeçari, i cili kishte precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë, humbi jetën nga dy plumba që e kapën në kokë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, më 30 Nëntor, rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, pranë zyrës dhe biznesit të tij. Biznesmeni u qëllua disa herë me armë zjarri brenda automjetit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit dhe bëri kontrolle në zona dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi i zi, me të cilin autorët larguan nga vendngjarja pas vrasjes. Njësiti hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa operacioni për kapjen e autorëve vijon intensivisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit