Një aksident serioz është regjistruar pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, ku një automjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës.
Mjeti drejtohej nga Aleksandro Braholli, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes së fortë. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tij raportohet kritike.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka konstatuar rrethrrotullimin dhe ka vijuar drejt, duke u përplasur frontal me shtyllën. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet një informacion zyrtar me detaje të tjera në vijim.