Fermerët grekë tensione dhe përplasje me policinë, përshkallëzojnë protestat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 10:49

Protestat e fermerëve grekë vazhdojnë edhe sot, të hënën, duke bllokuar autostradat kombëtare dhe rrugët kryesore. Autostrada Athinë-Selanik mbetet e mbyllur në Nikaia, ndërsa autostrada E65 është e bllokuar nga traktorët e fermerëve të Karditsës. Fermerët janë të vendosur të vijojnë bllokadën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesat e tyre dhe kanë planifikuar një mbledhje pasdite për të vendosur hapat e ardhshëm.

Gjatë ditës së parë të protestave pati tensione dhe përplasje me policinë. Në Nikaia dhe Platykampo, fermerët tentuan të largojnë forcat e rendit dhe të bllokojnë rrugët duke përdorur mjete të ndryshme, çka shkaktoi reagimin e policisë me gaz lotsjellës. Si pasojë, tre bujq u arrestuan dhe katër persona u plagosën, dy prej tyre fermerë dhe dy policë.

Bujqit nga Nikaia kanë bllokuar hyrjen në komisariat dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, ndërsa paralajmërojnë se do të shkojnë sot në Gjykatën e Larisës për të kërkuar lirimin e tyre. Në mbrëmje është planifikuar një mbledhje në Nikaia për të vendosur për hapat e ardhshëm të protestës dhe vazhdimin e bllokadave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit