Fermerët grekë në protestë, rruga Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga 11:00-17:00

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.12.2025, 10:02

Lëvizja në aksin rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet sot nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke) për shkak të protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin. Autoritetet kufitare kanë bërë thirrje për planifikim të udhëtimeve në orare alternative për të shmangur vonesat dhe problemet që mund të shkaktohen nga bllokimet. Vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të qarkullojnë gjatë bllokimit.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë. Shkak për protestat janë pagesat e vonuara, mungesa e dëmshpërblimeve, kostot e larta të prodhimit dhe çmimet e ulëta të produkteve bujqësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke, ka njoftuar qytetarët dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës. Ajo kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe thekson se masat janë të nevojshme për të siguruar qarkullimin e automjeteve me prioritet dhe mbrojtjen e sigurisë së udhëtarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit