Banorët e fshatit Laknas kanë denoncuar një shtyllë të këputur në rrugën Lunxheri, e cila paraqet rrezik serioz për sigurinë e tyre. Sipas banorëve, shtylla mund të rrëzohet në çdo moment, duke shkaktuar pasoja të rënda për njerëzit dhe pronat përreth.
“Shtylla e këputur ne Laknas ne rrugën Lunxheri ne Laknas, është rrezik për banoret korrenti pasi mund te këputet nga momenti ne moment”, shkruan banori në denoncimin e tij.
Denoncimi i bërë nga një prej banorëve nënvizon nevojën urgjente për ndërhyrje nga bashkia dhe OSHEE për të parandaluar aksidente. Banorët kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa sa më shpejt për të siguruar rrugën dhe për të mbrojtur komunitetin.