Nisma Socialdemokrate ka vendosur të hyjë si parti e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Partia e Fatmir Limajt ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar si parti e vetme, jo si pjesë e ndonjë koalicioni. Deri më tani është përfolur për mundësinë që Limaj të jetë pjesë e listës së LDK’së, por siç duket një gjë e tillë s’ka ndodhur.
Njësoj ka vendosur të veprojë edhe AAK’ja e Ramush Haradinajt.
Nisma ka pasur tre deputetë në Kuvend në legjislaturën e fundit.