Ndez “motorët” burri i Albulena Haxhiut: LDK-ja e urren mërgatën, sikur Vuçiqi që i urren shqiptarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2025, 08:52

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut njëherësh anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka ndezur “motorët” me gjuhë eskaluese.

Krasniqi, pas vendimit të PZAP-së që të anulohet vendimi i KQZ’së për lejim të votimit jashtë konsullatave, ka thënë se LDK-ja dhe të tjerët e urrejnë mërgatën “njëjtë sikur i urren Vuçiqi shqiptarët”.

“LDK &Co me ankesën e saj kundër mërgatës në PZAP vërtetoi që e urren mërgatën njëjtë sikur i urren Vuçiqi shqiptarët.

Lumir&Co i keni shpallë luftë mërgatës, dijeni që e keni shpallë ngordhjen tuaj si qenie politike“, ka deklaruar Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit