Vrasja e Ilaria Sulës, Gjykata jep vendimin për nënën e autorit të dyshuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.11.2025, 22:09

Gjykata ka dhënë vendimin për Nors Manlapaz, nënën e 23-vjeçarit Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e shqiptares 22-vjeçare, Ilaria Sula. Manlapaz është dënuar me dy vite burg, pasi akuzohet për pastrim të gjurmëve dhe ndihmë në fshehjen e trupit së të ndjerës.

Sipas mediave të huaja, gjyqtari ka miratuar marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke e dënuar Manlapaz me dënim me kusht, çka do të thotë se ajo nuk do të kryejë burgim të menjëhershëm. Ndërkohë, seanca paraprake për procesin gjyqësor ndaj Mark Samson është caktuar të nisë më 9 dhjetor.

Familja e Ilaria Sulës ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Babai i të ndjerës, Flamur Sula, u shpreh:

“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime, që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”

Sipas familjes, vendimi nuk reflekton as peshën e krimit, as rolin e nënës së autorit në fshehjen e së vërtetës.

Ndërsa procesi ndaj Mark Samson pritet të nisë në dhjetor, familja e Ilarias kërkon maksimumin e transparencës dhe një proces të drejtë, duke theksuar se e vetmja gjë që presin tani është drejtësia për vajzën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit