Identifikohet biznesmeni i vrarë në Elbasan, dalin pamje nga vendngjarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2025, 22:02

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku është ekzekutuar biznesmeni Mondi Mëhalla. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, pranë Unazës Jugore, në afërsi të një karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur me dy plumba në kokë, ndërsa autorët janë larguar menjëherë pas sulmit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë situatën pak minuta pas krimit dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se atentati duket i mirëorganizuar, ndërsa dyshohet se kanë vepruar dy persona. Ende nuk dihet mënyra se si janë afruar në biznes apo mjeti me të cilin janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarë që mund të kenë parë lëvizjet e autorëve. Deri tani nuk ka persona të shoqëruar.

Hetimet po vijojnë në disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një konflikti të mëparshëm që mund të jetë i lidhur me ekzekutimin. Ndërkohë, familjarët pritet të pyeten për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit