Ekzekutohet me armë zjarri një biznesmen në Elbasan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2025, 21:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para, një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e biznesit të tij, në zonën e Unazës Jugore.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit