Pamje shqetësuese: E moshuara u del para makinave për të kërkuar para

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2025, 20:20

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje tepër shqetësuese nga qyteti i Lushnjës. Në video shfaqet një grua e moshuar, e cila duket se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa del papritur para mjeteve në lëvizje për t’u kërkuar para drejtuesve të automjeteve.

Siç shihet edhe në video, e moshuara rrezikon seriozisht jetën e saj, duke iu afruar makinave dhe motorëve në trafik, ndërsa njëkohësisht rrezikohen edhe shoferët që mund të përfshihen në aksidente të mundshme. Qytetari që ka dërguar denoncimin shprehet i tronditur nga situata, pasi kjo sjellje e papritur e ka vënë disa herë në rrezik.

Ai tregon se fenomeni është bërë i përsëritur në zonë dhe se ekziston frika reale që një ditë të ndodhë një tragjedi.

Mesazhi i qytetarit dërguar në redaksi:

“Është gjynah për Zotin si për këtë zonjë të vjetër që po më dhimbset si me qenë nëna ime, ashtu edhe për ne shoferët që jemi gjithë ditën në timon. Unë lëviz shumë me motor, por edhe me makinë, dhe ditëve me shi rrezikojmë jashtë mase. Ky lloj fenomeni mund të marrë në qafë jetë njerëzish. Mua personalisht më ka ruajtur Zoti 3-4 herë. Ka raste që del para nga hiçi dhe larg qoftë e shtyp, e pastaj jeta të ikën burgjeve.”

Qytetari bën thirrje që institucionet përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht për të ndihmuar të moshuarën, në mënyrë që ajo të mos endet rrugëve në këtë gjendje dhe të marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke i siguruar një jetë më të sigurt dhe dinjitoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit