Mes ulërimave dhe britmave, gruaja shoqërohet me forcë nga policia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2025, 18:41

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje që tregojnë momentin kur një grua shoqërohet me forcë nga policia në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit.

Në video shihen disa efektivë policie të cilët e tërheqin me forcë gruan drejt makinës së shërbimit, ndërsa ajo dëgjohet teksa ulëret dhe thotë: “E kam patentën!”. Pavarësisht rezistencës së saj, efektivët arrijnë ta fusin me forcë në makinë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që çuan në këtë shoqërim të dhunshëm. Nuk ka informacion zyrtar nga policia mbi arsyen që e ka çuar situatën deri në këtë pikë.

Pamjet kanë shqetësuar qytetarët, të cilët kërkojnë sqarime mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe arsyet e shoqërimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit