I moshuari me demencë humbet në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.11.2025, 17:47

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar zhdukjen e një të moshuari në Tiranë. Bëhet fjalë për 78-vjeçarin Nino Elini, i cili është larguar nga banesa mesditën e sotme dhe nuk është kthyer më.

Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi i moshuari vuan nga demenca dhe ka vështirësi për të gjetur rrugën e shtëpisë. Ai është parë për herë të fundit në zonën e Komunës së Parisit.

Duke qenë se situata është tepër delikate, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt. Ata kanë lënë edhe një numër kontakti për këdo që mund të ketë informacion: 0686620874.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit