Prej disa kohësh, banorët e zonës Kodra e Kuqe – Zall Herr po përballen me një situatë të rënduar infrastrukturore.
Rruga kryesore është bërë e pakalueshme , duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe të banorëve. Të pafuqishëm përballë mungesës së ndërhyrjes institucionale, banorët janë detyruar të dalin vetë dhe ta rregullojnë me forcat e tyre , pasi bashkia Tiranë, sipas tyre, u ka thënë se “nuk ka mundësi as për një fadromë”.
Përveç rrugës, banorët thonë se po vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se dy muajsh .
Sipas tyre, depoja e ujit është mbushur, por furnizimi në shtëpitë e tyre vazhdon të mungojë.
“ Rrugë nuk na bëjnë, ujë nuk kemi prej dy muajsh. Edhe Bovillën e kemi ngjitur, por prapë pa furnizim jemi ”, shprehen banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje nga institucionet përkatëse.
Denoncimi i banorëve:
“Pershendetje JOQ Bohet fjal per rrugen kodra kuqe zall herr rruga esht ber e pa kalushme jemi bo 5 vet po e rregullojm se bashkia tiran na thot skemi mundesi as per nje fadrrom me sjell. Mir qe rrug nuk na bojn po edhe uj ka 2 muj skemi. Buvillen e kemi ngjit