Me dhimbje e lutje, Shpat Kasapi prehet në banesën e fundit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 14:55

Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovë, këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi u përcoll drejt banesës së fundit mes një numri të jashtëzakonshëm njerëzish. Qytetarë, familjarë, miq, kolegë të skenës dhe admirues të muzikës së tij u bashkuan në kortezhin mortor, duke ecur në heshtje pas arkëmortit të mbuluar me flamurin kombëtar.

Rrugët e Tetovës u mbushën me njerëz që kishin dalë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit 40-vjeçar, i cili u nda papritur nga jeta. Atmosfera ishte e rënduar, ndërsa lotët dhe trishtimi pasqyronin dhimbjen kolektive për humbjen e një prej figurave të dashura të muzikës.

Ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit u shoqërua me lutje dhe fjalë ngushëllimi, teksa dhjetëra persona vazhduan të qanin humbjen e tij të parakohshme. Shpati u varros mes dhimbjes së madhe të komunitetit, duke lënë pas kujtime që do të jetojnë gjatë tek familjarët, të afërmit dhe publiku që e ka dashur për vite me radhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit