Rruga e Vlahen në Has katastrofë, kryetari demokrat në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 15:50

Banorët e zonës Vlahen, Has ankohen për gjendjen e rrugës, e cila sipas tyre është në gjendje katastrofale. Kryetari i zonës, Miftar Dauti, nuk ka ndërmarrë ende masa për riparimin e saj, ndërsa banorët shprehin shqetësimin për pasojat që kjo gjendje ka mbi jetën e përditshme.

Rruga e dëmtuar ka shkaktuar prishje të makinave dhe vështirësi në qarkullimin e përditshëm. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet lokale për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Kryetari i zonës Vlahen, Has, Miftar Dauti nuk po merr masa për të rregulluar këtë rrugë. Rruga është katastrofë, na janë prishur edhe makinat”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit