Derdhje nafte në zonën e taksive për Patos në Fier, qytetarët denoncojnë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 14:30

Te ura e makinave, në zonën ku qëndrojnë taksitë për Patos, është konstatuar një përmbytje me naftë në sipërfaqen poshtë urës. Sipas raportimeve nga qytetarët, nuk dihet ende se kush e ka shkaktuar derdhjen, por situata paraqet rrezik të dukshëm për këmbësorët që kalojnë aty çdo ditë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për pastrimin e zonës dhe identifikimin e përgjegjësit, pasi prania e naftës jo vetëm pengon qarkullimin, por përbën edhe rrezik për rrëshqitje dhe ndotje të mjedisit. Autoritetet lokale pritet të verifikojnë rastin dhe të marrin masat përkatëse.

Te ura e makinave në Fier, ku rrinë taksitë për Patos, nga poshtë është përmbytur me naftë. Nuk e di se kush e ka bërë, por është një gjë e keqe për këmbësorët”, shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit