Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje!
Në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, sot iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. Mes shumë të pranishmëve, familjarë, miq dhe kolegë e kujtuan me lot e dhimbje jetën dhe krijimtarinë e tij artistike, duke nderuar kontributin që ai la pas në muzikën shqiptare. Në sallë, nëna dhe familjarët e artistit pritën qytetarët që kishin shkuar për t’u shprehur ngushëllimet e tyre.
Gjatë ceremonisë, motra e tij, Jehona Kasapi, e prekur thellë nga humbja e të vëllait, nuk ka mundur të mbajë lotët. Atmosfera ishte e rënduar dhe emocionale, ndërsa qindra njerëz u bashkuan për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të parakohshme.
Ndër figurat publike të pranishme ishin këngëtarja Dafina Zeqiri e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kreshniku dhe kunati, si edhe Big Mama, Blero, Adelina Tahiri e shumë artistë të tjerë. Varrimi i Shpat Kasapit do të zhvillohet sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.