Rruga e harruar e Hormovës, 25 vite pa ndërhyrje nga bashkia Tepelenë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 12:29

Një banor i fshatit Hormovë ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në lagjen ku jeton, duke publikuar edhe një video që tregon gropat dhe dëmtimet e shumta përgjatë saj. Sipas tij, infrastruktura e rrugës paraqet rrezik për kalimtarët, pasi gropat e mëdha mund të shkaktojnë dëmtime dhe aksidente, veçanërisht gjatë ditëve me shi kur mbushen me ujë.

Banori shprehet se prej 25 vitesh që jeton në këtë zonë, nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia e Tepelenës për të përmirësuar situatën, pavarësisht premtimeve dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore. Ai apelon që institucionet të ndërhyjnë sa më parë, duke theksuar se fshati Hormovë mbetet i lënë pas dore në krahasim me zonat e tjera të bashkisë.

“Përshëndetje! Me ndihmoni dhe publikojeni këtë video. Kjo është rruga në lagjen ku jetojmë, fshati Hormovë. Është e gjitha me gropa sa rrezikon të biesh në to. Nuk është marrë asnjë masë nga bashkia e Tepelenës sa do që u bën dhe zgjedhjet për të. Vetëm fshatin tonë se kanë rregulluar ndonjëherë. Kam unë 25 vjeç në këtë fshat në këtë lagje dhe nuk është marrë asnjë lloji mase për të”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit